17:57 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gjyqtari Kalludra shpërndan thëniet e monstrumit, Adolf Hitler

Gjyqtari në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Beqir Kalludra ka shpërndarë në profilin e tij zyrtar në Facebook thëniet e njërit prej diktatorëve më të tmerrshëm që bota ka njohur, Adolf Hitler-it.

Video e përbledhur me thënie të Adolf Hitlerit ndodhet në FB-në e Kalludrës, postuar dy ditë më parë, GazetaExpress.

“Kur je në dritë gjithçka të ndjek pas. Por, kur hyn në errësirë nuk të ndjek më as hija jote”- është njëra prej thënieve që Kalludrës i ka pëlqyer për ta ndarë me shokët e tij të Facebook-ut.

Hitleri ka qenë njëri prej diktatorëve më të këqinj në botë, ndërsa iniciativa e tij e njohur si Holokaust është inciativa më famëkeqe, për shfarosjen e njerëzve në historinë e botës.