09:08 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gjyqtari turk e tepron, ja çfarë ofsajdi ka ndalur (Foto)

Skuadra e Konyaspor fitoi 2 me 0 kundër Kardemir Karabuk, ndeshje e vlefshme për xhiron e 15-të në Superligë.

Një fitore e merituar e skuadrës vendase, por mundë të ishte edhe më e thellë nëse gjyqtari do të pranonte një gol të rregullt, shkruan IndeksOnline.

Ishte minuta e 81-të kur sulmuesit e Konyas u gjenden para portës kundërshtare vetëm me portier, por pas një pasimi gjyqtari anësor ngriti flamurin lartë duke sinjalizuar si pozitë jashtë loje.

Fotot e dala në rrjetet sociale tregojnë amatorizmin e gjyqtarit turk, pasi nuk kishte lidhje me ofsajd.

Me këtë fitore Konyaspor radhitet në pozitën e 15-të me 14 pikë, kurse Kardemir në të fundit me vetëm tetë pikë./IndeksOnline/