12:33 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gjysma e lojtarëve kanë humbur besimin te Valverde, ky është qëndrimi i presidentit të klubit

Humbja ndaj Granadës po del të jetë fatale për trajnerin, Ernesto Valverde.

Ekipi i Barcelonës dhuroi një shfaqje të një niveli jashtëzakonisht të dobët duke humbur me rezultat të pastër 2:0 dhe duke regjistruar vetëm një goditje në drejtim të portës së Granadës, shkruan Indeksonline.

Sipas ESPN një pjesë e dhomës së zhveshjes së Barças ka humbur besimin në Valverde. Ndërsa presidenti i klubit, Bartomeu nuk do të marrë vendime menjëherë dhe do ta analizojë situatën./Indeksonline/