75 Mall Live Search
13:17 / E Mërkurë, 06 Maj 2026 / A

Glauk Konjufca takon homologen në Irlandë, çfarë tha për Kosovën?

Gjatë vizitë sime të parë bilaterale në Irlandë pata kënaqësinë të takohesha me ministren e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë znj. Helen McEntee, me të cilën diskutuam për marrëdhëniet ndermjet Republikës së Kosovës dhe Irlandës, miqësinë mes popujve tanë dhe shumë vlera të përbashkëta që ndajmë. Ishte vlerësim i përbashkët që raportet tona duhet të zgjerohen dhe intensifikohen në shumë drejtime dhe fusha.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.

No photo description available.
May be an image of suit

“Po ashtu, duke qenë se Irlanda do të marrë drejtimin e presidencës së Bashkimit Europian, kërkuam mbështetjen e tyre në pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE. U dakorduam që Kosova nuk mund të veçohet nga procesi dhe përcaktimi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

May be an image of the Oval Office

Gjatë vizitës u takova gjithashtu me anëtarë të Komitetit të Përbashkët për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamentit irlandez dhe me senatorin Pat Casey, takime të cilat riafirmuan mbështetjen parlamentare të Irlandës për rrugën evropiane të Kosovës”. /Indeksonline/

May be an image of the Oval Office and text