10:36 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

“Godet” Ancelotti, shet dy yje për të nënshkruar me Benzeman?

Skuadra e Napolit është gati të shesë dy yje, Jose Maria Callejon dhe Dries Mertens për ta blerë lojtarin e Real Madridit, Karim Benzema.

Francezi duket se më në fund do ta lë skuadrën e Real Madridit, dhe Serie A, mbetët një opsion, shkruan IndeksOnline.

Ancelotti është një tifoz i madh i Benzemas, prandaj transferimin e tij në Napoli e sheh si objektiv të afatit kalimtar.

30-vjeçari është pjesë e Realit që nga viti 2009. Ai ka bërë afro 300 paraqitje dhe ka shënuar 140 gola.

Përveç Napolit për “Benzin” të interesuar janë edhe skuadra tjera europiane./IndeksOnline/