16:40 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

‘Godfather i Punk-ut’ me seri të dokumentarëve

‘Godfather i Punk-ut’ Iggy Pop është producenti ekzekutiv i një serie të dokumentarëve me temën e Punk-ut. Frontisti i Stooges ka qenë në ballë të lëvizjes radikale dhe të lëvizjes kulturore, prandaj nuk është çudi që ai është personi i zgjedhur për “historinë së punk-ut” të EPIX, transmeton Radio Urban FM.

Iggy dhe karriera e tij e u paraqiteën më parë në dokumentarin e vitit 2016, Gimme Danger, duke treguar ngritjen dhe rënien e The Stooges, nga regjisori Jim Jarmusch.

Ndër legjendat e tjera muzikore, muzikanti do të shfaqet në intervista intime së bashku me John Lydon, Dave Grohl, Debbie Harry të Blondit dhe Flea të Red Hot Chili Peppers etj.