16:58 / E Premte, 22 Janar 2021 / Blerim

“Goditet” Leicesteri – Vardy do të operohet

Skuadra e Leicesterit ka pranuar sot një lajm aspak të mirë, pasi sulmuesi i tyre kryesor, Jemie Vardy do të operohet.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri i kësaj skuadre, Bernard Rodgers i cili tha se Vardy nuk duhet të vazhdojë të luajë me dhimbje, shkruan IndeksOnline

“Vardy nuk mund të vazhdojë të luaj me dhimbje, sezoni është i gjatë, kështu që do të ketë kohë për ndikim të tij pas rikthimit”, tha ndër të tjera Rodgers.

James Vardy është njëri nga lojtarët me më së shumti gola në ligë këtë sezon, ku ka shënuar 11 të tillë, teksa ka asistuar pesë herë të tjera.