18:35 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Goditet me makinë një 10-vjeçare në Shkup

Dje në orën 13.13 minuta në Njësinë për informacione dhe komandë Shkup është lajmëruar se në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, ka pasur një aksident trafiku.

V.V.(32) nga fshati Mirkovski, Shkup, duke drejtuar veturën e tipit “Micubishi” me targa nga Shkupi është përplasur me një vajzë 10 vjeçare nga Shkupi, e cila ka qenë me biçikletë.

Gjatë përplasjes, vajza është lënduar dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku iu janë konstatuar lëndime të rënda.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB-së në Shkup.

Temat: