15:57 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / A. A

Gol, dy kartonë të kuq, dramë, dhunë e pak futboll

Kanë përfunduar pjesët e parë në katër ndeshjet e kësaj xhiroje që po zhvillohet në Superligë.

Vëmendja kryesore është në përballjen Ballkani – Llapi. Suharekasit kaluan në epërsi me golin e Blend Baftiut.

Por në 15 minutat e fundit të pjesës së parë më shumë pati dhunë e tensione se sa shfaqje futbolli.

Ahmed Januzi e Kushtrim Gashi u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Në ndeshjet u regjistruan këto rezultate:

Besa 1-0 Drita
Gjilani 0-0 Drenica
Prishtina 0-0 Trepça ‘89

/Indeksonline/