20:39 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Gola/kartonë të kuq, kështu mbyllet derbi Besiktas – Fenerbahçe (Video)

Ka përfunduar derbi turk, Besiktas – Fenerbahce me rezultat të barabartë 2 me 2.

Ndeshja e parë e Kupës së Turqisë dhuroi spektakël në fushë, ku u shënuan katër gola dhe u ndëshkuan tre futbollistë me karton të kuq.

Për ekipin e Fenerit, dy futbollistët që u larguan me të kuq ishin: Potuk dhe Demirel. Kurse për ekipin vendas, Quaresma.

Golat në këtë përballje i shënuan: Negredo dhe Talisca për Besiktas dhe Soldado, Ozbayrakli për Fenerbahce.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 18 prill në stadiumin “Sukru Saracoglu”./IndeksOnline/