20:25 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Gola si “zalli” dhe përmbysje, Bayerni mezi e mposht skuadrën e Ligës së dytë

Bayern Munchen ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë pasi ka mposhtur skuadrën nga Bundesliga 2 me rezultat 5-4.

Bavarezët e menduan të lehtë këtë ndeshje duke lënë në stol futbollistët më të mirë, shkruan Indeksonline.

Skuadra e drejtuar nga Kovac kaloi e para në epërsi me golin e Goretzka në minutën e 12-të, por dy minuta më vonë Sule u ndëshkua me të kuq.

Heidenheim e shfrytëzoi epërsinë numerike duke shënuar dy gola me Glatzel (26′) dhe Schnatterer (39′).

Në pjesën e dytë trajneri inkuadroi Lewandowskin dhe Koman të cilët ndryshuan rrjedhën e lojës.

Bayern shënoi tre gola me anë të Muller (53′), Lewandowski (56′) dhe Gnaby (65′).

Mysafirët u rikthyen përsëri duke arritur të barazojnë rezultatin në 4-4 me golat e Glatzel (74′ dhe 77′).

Kualifikimin dhe fitoren Bayernit ia siguroi Lewandowski me një gol nga penalltia në minutën e 84-të të ndeshjes. /IndeksOnline/