Gold Ag ia thotë këngës me çifiteli në kullën e Lahi Brahimajt! Në krye të oxhakut edhe Ramush Haradinaj (Video)
Mbrëmë në kullën e ish deputetit të AAK-së Lahi Brahimajt pati festë. Për ditëlindjen e tij ai mblodhi në fshatin e tij Shqiponjë ku edhe jeton, miqtë, dashirët e familjarët. Ndërsa në mesin e tyre pati edhe emra të njohur të politikës, përfshirë kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn e deputetin Daut Haradinaj.
E gjithsesi nuk mungoi as një nga miqtë më të mirë të Brahimajt, reperi Gold Ag, shkruan Indeksonline.
E në këtë mbrëmje nuk kishin si të mungonin as këngët me çiftelia, ku edhe vet reperi ia tha një të tille, kushtuar pikërisht fshatit Shqiponjë, ish-Jabllanicë.
Vet reperi e ka postuar një video në rrjetin e tij social Instagram ku shihet duke kënduar, ndërsa në krye të oxhakut shihet kryeministri Haradinaj./Indeksonline/