19:59 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gold AG dhe Xeni dedikim për Gjakovën, publikojnë bashkëpunimin

Reperi i njohur Gold Ag këtë herë ka bashkuar forcat me këngëtarin nga Gjakova, Shkelzen Jetishin.

Kohë më parë dyshja kishin paralajmëruar duetin i cili i kushtohet qyteti të Gjakovës, ndërsa tani ata e kanë publikuar së bashku me videoklip, shkruan Indeksonline.

Edhe këtë herë për teksti e këngës është kujdesur vet reperi ndërsa kënga tashmë gjindet në kanalin YouTube.

Ndryshe, Gold Ag njihet për bashkëpunimet me këngëtarët e muzikës popullore, ai më parë kishte duet edhe me Ismet Bexhetin dhe Shyhreten Behlulin./Indeksonline/

 

Temat: