13:50 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gold Ag: Jam pendu për tatuazhet (Video)

Reperi kosovar, Gold Ag njihet si person që e respekton fenë, agjëron, bamirës e madje ka qenë edhe në Haxh.

Në një emision televiziv, ai është pyetur se sa shkojnë tatuazhet me fenë, transmeton Indeksonline.

Përgjigja e Gold-it ka qenë e papritshme. Ai ka thënë se tani është penduar që i ka ato tatuazhe në trupin e tij.

“Feja me tatuazhe nuk shkon, por pendimi shkon me fenë. Unë jam penduar tani për to, por nuk e kam dit që është gjynah. Edhe një maicë sado të shtrenjtë nëse e vesh cdo ditë të bëhet bajat. Pra, edhe këto kur i sheh cdo ditë të shkojnë nerva”, ka thënë Gold Ag.

Ai tregon se shumë njerëz i thonin që me fe, nuk i pastron hoxha kur të vdesin nëse kanë tatuazhe, por që i kanë pastru.

“Ka pasur persona me tatu që i ka la hoxha. Unë kam shokë që nuk kanë tatuazhe, por që kur hy unë me u fal në xhami, ata presin në kerr e nuk falen”, ka thënë tutje Gold. /Indeksonline/

 

Islami dhe tatuazhet a shkojnë bashkë? Çfarë thotë Gold AG?

A post shared by Prive.al (@prive.al) on

Temat: