08:53 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Golden State dominon në Perëndim, Cleveland rikthehet te fitorja

Golden State rikthehet te fitorja në NBA pas triumfit 110-103 ndaj Atlanta, ndeshje me emocione dhe rivalitet në shumicën e kohës. Vetëm në periodën e katërt vendasit arritën të shkëputen e fitojnë, ku diferencën në fushë e bëri Durant, autor i 29 pikëve, ndërsa Thompson e mbylli me 24 pikë (vazhdon të mungojë Curry, i dëmtuar).

Suksesi mban ekipin e Warriors në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit.

Skuadra e Houston mundi 109-99 rivalët e Denver, sfidë ku ekipet dueluan deri në fund për fitoren. Denver nuk arriti të përfitojë nga faktori fushë, me Morris që realizoi 19 pikë, ndërsa për Houston u dalluan Capela (24 pikë), Harden (22 pikë e 11 asist) e Paul (21 pikë).

Rikthehet te fitorja Cleveland, që korri fitoren e dytë sezonale. Nënkampionët e NBA-së mundi 113-89 Charlotte, sfidë e komanduar nga Cavaliers, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Clarkson ishtë shënuesi më i mirë me 24 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Charlotte, 113-89

Denver – Houston, 99-109

Golden State – Atlanta, 110-103