Golden State fiton edhe pa Durant, Lakers rikthehen te suksesi
Golden State fiton 118-111 ndaj Brooklyn në ndeshjen e radhës në NBA, duke marrë kreun e Konferencës së Perëndimit. Ky është suksesi i 13-të sezonal për kampionët e Warriors, që triumfuan falë 39 pikëve të Curry dhe 23 të Thompson, ndërsa Durant u la pushim nga trajneri. Për Brooklyn u dallua Crabbe me 25 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen 10-të sezonale për Nets. Rikthehet te suksesi ekipi i Lakers, që mundi 127-109 Denver, një sfidë mes dy ekipesh që synojnë një vend në play off. Një ndeshje e mirë e Lonzo Ball, që realizoi 11 pikë, 16 rebaund e 11 asist, ndërkohë që Randle ishte shënuesi më i mirë me 24 pikë.
Nga ndeshja Phoenix – Chicago
Mungesa e Wall ndikoi shumë te skuadra e Washington, që u mund 100-91 nga Toronto, në një ndeshje me rivalitet mes dy ekipeve që synojnë play off-in në Lindje. Beal realizoi 27 pikë për Washington, por që s’mjaftuan, ndërsa për kanadezët u dallua DeRozan me 33 pikë, më i miri në fushë. Jashtë fushe fiton Indiana, që mundi 120-95 Miami, ndeshje ku dyshja Bogdanovic-Turner realizoi 51 pikë, ndërsa për Miami mungoi lojtari lider. Ndeshje e mirë për skuadrën e Phoenix, që mundi 113-105 Chicago, duke korrur fitoren e shtatë në kampionat, sfidë ku u dallua Warren me 27 pikë, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Markkanen për Bulls.
REZULTATET E SOTME
Toronto – Washington, 100-91
Miami – Indiana, 95-120
Brooklyn – Golden State, 111-118
Minnesota – Detroit, 97-100
Phoenix – Chicago, 113-105
Lakers – Denver, 127-109