09:53 / E Martë, 17 Janar 2023 / B O

Golf 8 GTI i ri, i blinduar, i reziston armës dhe AK 47-tës, çmimi i tij “xehër”

Kompania afrikane e specializuar në blindimin e veturave, ka gati projektin e ri të blindimit të modelit të ri të Volkswagen Golf 8 GTI. Xhamat, dyert, ulëset dhe gjithçka tjetër do të jetë e mbështjellur me fije të blinduara në këtë model.

Sipas këtij standardi, makina duhet të jetë në gjendje t’i rezistojë zjarrit, pistoletës, pushkës dhe sulmit nga AK 47, shkruan Indeksonline.

Armormax Golf 8 GTI nuk ka shtuar shumë peshë gjatë përgatitjes, vetëm rreth 180 kilogramë më shumë.

Kompania ka njoftuar se tashmë ka regjistruar disa porosi për Golf 8 GTI të blinduar.

Armormax beson se ky model duhet të gjejë marrës kryesisht në fushën e sigurisë private, ose për forcat e rendit që mund ta përdorin atë si një mjet ndërhyrjeje të shpejtë.

Çmimi i këtij modeli të Golfit do të jetë 99 mijë euro./Indeksonline/