20:17 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Goli ‘bombastik’ i Ronaldos ia siguron Juventusit fitoren

Juventus ka fituar me përmbysje kundër Empolit në “Carlo Castellani” me rezultat 1-2.

Golin e parë e shënuan vendasit në minutën e 28′ me sulmuesin Caputo.

Juventusi zgjohet nga gjumi në minutën e 54′ me golin e Cristiano Ronaldos nga pika e bardhë e penalltisë.

Përmbysja vjen në minutën e 70′ ku përsëri shënon ylli portugez pas një supergoli nga jashtë zone.

Pas kësaj fitoreje Juventusi renditet në vendin e 1 me 28 pikë, ndërsa Empoli në vendin e 18 me 6 pikë