13:58 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Goli i Fulhamit i anuluar për pozitë jashtë loje ka krijuar debat në rrjetet sociale

Liverpooli e ka përmbyllur pjesën e parë përballë Fulhamit në epërsi.

Golin e epërsisë për ”Të Kuqtë” e shënoi sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah.

Salah shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë të futbollistëve të Liverpoolit, transmeton IndeksOnline.

Por, pak sekonda para se Salah të shënojë, Fulhami shënoi gol pas një harkimi.

Megjithatë, gjyqtari i ndeshjes e anuloi golin me pretekstin për pozitë jashtë loje.

Pamjet e mëposhtme tregojnë gjithçka./IndeksOnline/