09:11 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Goli i fundit i Luis Suarezit me fanellën e Barcelonës – “perlë” e vërtetë

Luis Suarezi dje i dha lamtumirën Barcelonës. Ai do ta vazhdojë karrierën e tij tek ekipi i Atletico Madrid.

Me fanellën e Barcelonës, Suarezi ka shënuar 198 gola, i treti me më së shumti gola në histori të katalunasve, transmeton Indeksonline.

Goli i fundit i Suarezit ishte kundër Bayern Munchenit në humbjen 8:2.

Uruguaiani arriti ta kalonte në mënyrë perfekte Boatengin dhe të shënonte gol./Indeksonline/