13:18 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Goli i Shaqirit, në mesin e golave më të mirë të Liverpoolit për muajin tetor

Liverpooli ka shënuar disa gola të bukur gjatë muajit tetor.

Dhe tani Liverpooli ka renditur dhjetë golat më të mirë të këtij muaji, ku fituesi i golit më të mirë do të zgjedhet nga tifozët në ueb-sajtin zyrtar të Liverpoolit.

Në mesin e golave më të bukur të Liverpoolit për këtë muaj gjendet edhe goli i Xherdan Shaqirit, transmeton IndeksOnline.

Mesfushori gjilanas shënoi një gol të bukur në ndeshjen e fundit ndaj Huddersfield Town.

Kështu, klikoni KËTU për ta votuar golin e Shaqirit për më të mirin e muajit./IndeksOnline/