15:35 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Goli i Vitit në Kampionatin Shqiptar, e shënon ish lojtari i Kombëtares (Video)

Sulmuesi shkodran, Xhevahir Sukaj ka shënuar golin më të bukur në Kampionatin Shqiptar.

Sukaj mori një top nga mbrojtja e tij, shmangi një kundërshtar që tentoi për t’i bërë faull, por nuk u rrëzua.

Ai vazhdoi duke ndjekur aksionin dhe pa daljen e portierit Spaho dhe më pas goditi shumë fortë për ta dërguar në rrjetë.

Sukaj shënoi golin e dytë në këtë ndeshje dhe të 8-in personal.

Temat: