17:15 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sukaj nuk shkon te Drita, kjo është skuadra e re

Xhevahir Sukaj nuk do të transferohet te skuadra kosovare, Drita.

Pas “divorcit” me Partizanin, Sukaj është në kërkim të skuadrës së re dhe destinacioni i tij i parë është ekipi i Vllaznisë, transmeton IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar kapiteni i klubit nga Shkodra, Gilman Lika.

“Zyrtarizimi i Sukaj te Vllaznia mund të jetë çështje ditësh”, ka thënë kapiteni Lika.

Sukaj ka qenë i lidhur ngushtë edhe për një transferim në Tiranë, ndërsa e ka përmendur edhe Europën./IndeksOnline/