14:58 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Goli i Xherdan Shaqirit kundër Serbisë, votohet si më i miri në Zvicër

Federata e Futbollit të Zvicrës së fundmi e ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për lojtarin më të mirë të vitit, lojtaren, trajnerin, golin, gjtyqtarin, e disa çmime të tjera.

Lojtari më i mirë i vitit u shpallë Lara Dickenmann dhe Yann Sommer u shpallën më të mirët e vitit nga Federata zvicerane.

Këtë sukses, dyshja e lartëcekur e arriti edhe në vitin e kaluar, transmeton IndeksOnline.

Ashtu si para dy vitesh, pas Euro 2016, Sommer do të nderohet me çmimin e lojtarit më të mirë të vitit pasi shkëlqeu për Zvicrën edhe kësaj radhe në Kupën e Botës.

Image result for yann sommer

Ndërsa, Xherdan Shaqiri e ka fituar çmimin e golit më të mirë të vitit, për golin e shënuar në fitoren, 2-1 ndaj Serbisë në Botëror.

Shaqiri e shënoi golin në fjalë më 22 qershor në ”Kaliningrad” pas pasimit nga Mario Gavranovic dhe pas sprintit prej 50 metrash.

Të gjithë fituesit nga ceremonia e Federatës zvicerane:

Lojtari zviceran i vitit: Yann Sommer

Lojtarja zvicerane më e mirë e vitit: Lara Dickenmann

Trajenri i vitit: Vladimir Petkovic

Goli më i mirë i vitit: Xherdan Shaqiri

Gjyqtari më i mirë i vitit: Adrien Jaccottet./IndeksOnline/