Grabitet filiali i një banke në Llapnasellë
Persona të panjohur dhe të armatosur, sot rreth orës 13:00 kanë kryer një grabitje në filialin e një banke në Llapnasellë.
Rastin për Indeksonline e kanë konfirmuar edhe zyrtarët policor ku sipas tyre, personat e dyshuar kanë kryer grabitjen ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitete përkatëse të policisë të cilat po merren me rastin./Indeksonline/