75 Mall Live Search
10:54 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Gratë e binjakëve lindin foshnjat në të njëjtën ditë

Vëllezërit binjakë Justin dhe Joshua Thorington e kanë kaluar gjithë jetën e tyre së bashku dhe tani fëmijët e tyre, të cilët kanë lindur në të njëjtën ditë, do e bëjnë të njëjtën gjë.

Me 27 mars të këtij viti Josh dhe gruaja e tij Denisa e kanë mirëpritur djalin e tyre në një spital në Michigan.

Vetëm një orë më pas, Justin dhe gruaja e tij Alex, në po të njëjtin spital, u bënë prindër të një vajzë, të quajtur Lucy.

Qiftet ishin të preokupuar pse nuk kishin pasur vizitë nga vëllai e kunata, kur pak më vonë ata e kuptuan se të dyja palët ishin bërë prindër me vetëm pak minuta diferencë.

Kjo rastësi e ka bërë ditën e tyre më të veçantë. Fakti se dy fëmijët do të festojnë ditëlindjet në të njëjtën ditë, i ka bërë prindërit të lumtur pa masë./Indeksonline/