10:34 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Griezman po kërkon shtëpi në këtë qytet të Evropës

Antonie Griezman dhe Atletico Madrid me shumë gjasa do t’i ndajnë rrugët në fund të sezonit, shkruan indeksonline.

Sipas raportimeve të Marca, francezi dhe gruaja e tij janë duke kërkuar shtëpi në qytetin e Barcelonës.

Lajmi i kërkimit të pronës së tyre vjen pasi kapiteni Gabi i tha Griezmannit të respektojë fanellën e Atletico Madridit pas thashethemeve për transferimin e tij.

Griezmann do të jetë në dispozicion të klubeve rivale për rreth 100 milionë euro këtë verë, pasi klauzola e tij e blerjes sillet rreth 200 milionë euro. /IndeksOnline/