16:18 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Griezmann flet pasi u la jashtë nga gara për Topin e Artë

Antonie Griezmann u shpall futbollisti i ndeshjes në finale e Kupës së Botës ku Franca mposhti Kroacinë.

Edhe për kundër këtij suksesi ylli i Atletico Madrid u la jashtë nga treshja e nominuar për futbollistin më të mirë në Botë.

Këtë e ka komentuar edhe vetë futbollisti, ku ka thënë se mozprezenca e një francezi në Top treshe nuk është një gjë e mirë.

“Më mërzit shumë kjo mua”, tha Griezmann për goal.com.

“Është një çmim i FIFA-së dhe nuk ka francezë. Është e pazakontë”, shtoi më tej francezi.

Topi i Artë për këtë vit do t’i jepet njërit nga Ronaldo. Salah ose Modric. /IndeksOnline/