12:45 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Griezmann tregon se ku dëshiron të përfundojë karrierën

Ylli francezë Antonio Griezmann në një intervistë ka thënë se do dëshironte që karrierën e tij ta përfundojë në Amerikë tek klubi i ri i legjendës David Beckahm, Inter Miami, transmeton Indeksonline.

Griezmann ka konfirmuar që nëse Beckahm e dëshiron atë do të shkonte në klubin Inter Miami.  Klubi i ri u zyrtarizua gjatë kësaj jave dhe tashmë kanë filluar të spekulohet emrat që mund të jenë pjesë e ekipit amerikan.

“Nëse Beckham më dëshiron në klubin e tij, atëherë do shkojë. Dua ta përfundoj karrierën time në Amerikë. Ende nuk e di nëse od të jetë në Miami ose Los Angeles” tha ylli i Atletico Madrid për L’Equipe.

Për një largim të Griezmann nga Atletico Madrid në drejtim të Barcelonës u përfol gjatë kësaj vere por nuk ndodhi./Indeksonline/