Grimeri i Kim Kardashian mbrëmë në Tiranë: Jam krenar që jam shqiptar! (Video)
Një nga mysafirët special të eventit “ODA” mbrëmë ishte edhe grimeri me famë botërore Mario, i cili është edhe grimeri personal i modeles të famshme Kim Kardashian.
Mario përveç që mori pjesë, ai edhe u nderua, madje u pa të jetë shumë i lumtur që erdhi në Tiranë mes personaliteteve më të shquara, shkruan Indeksonline.
Ai kur mori një çmim me llogo të eventit “ODA” mbajti edhe një fjalim, të cilin e ka shpërndarë edhe në rrjetin e tij social Instagram.
Ndër të tjera Mario u shpreh që është tejet i lumtur që po merr pjesë në këtë event teksa theksoi që është krenar që është shqiptar.
Ky është fjalimi i plotë i Marios: