15:02 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Grimeri i Kim Kardashian tregon se cili prezantues shqiptar ka vite që e thërret në emision (Video)

Vetëm pak javë më parë, grimieri i famshëm i familjes Kardashian, Mario Dedivanoviç ka qenë në Shqipëri për të marrë pjesë në eventin gjigant “Oda” dhe për t’u bërë pjesë më pas në emisionin “Xing me Ermalin”, ku ka rrëfyer detaje të shumta nga jeta e tij.

Gjatë bisedës, moderatori i emisionit, Ermal Mamaqi, e ka pyetur grimierin e famshëm nëse siç ndodh rëndom me emigrantët, edhe atë e presin që të sjellë dhurata kur kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por përgjigja e tij i ka surprizuar të gjithë, përfshirë edhe Mamaqin.

“Jo, jo, askush nuk më ka kërkuar gjë, përveç njërit nga Shqipëria, ti, që prej 2015-ës më shkruan në Direct Message në Instagram duke më lutur: ‘Hajde në Xing, hajde në Xing!’”-ka rrëfyer Mario.