23:38 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Grimeri shqiptar e tjetërson Kim Kardashianin, e bën si Pamela Anderson

Festa e Halloween-it dje është festuar në gjithë botën.

Edhe kësaj radhe ishin motrat Kardashian ato që ‘thyen’ rrjetet sociale me paraqitjet e tyre të nxehta, teksa zgjohen të duken si engjëj në të brendshme të bardha.

Por Kim është paraqitur edhe me një tjetër veshje. Është grimeri shqiptar, Mario që edhe kësaj radhe është përkujesur për dukjen e yllit televiziv amerikan, shkruan Indeksonline.

Në një fotografi Kim ajo shfaqet si modelja me famë botërore Pamela Anderson, në paraqitjen e kësaj të fundit në VMAs në vitin 1999./Indeksonline/