18:27 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gropa e pa rrethuar në Lagjen e Muhaxherve rrezikon jetën e qytetarëve

Në shumë lagje në Prishtinë tashme janë duke u kryer punime të shumta, ku po ndërtohen banesa.

Një gjë e tillë po ndodh edhe në lagjen e Muhaxherve më saktësisht në rrugën “Bedri Shala”, mirëpo në një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale, ku në po të njëjtën rrugë vërehet në vendin ku janë duke u kryer punimet, gjendet një gropë e madhe e cila nuk është e rrethuar.

Me këtë rast, qytetarët po ndihen të rrezikuar, duke e adresuar ketë problem përmes një videoje në rrjetet sociale.

Për më shumë mund ta ndiqni videon: