11:22 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Grosha vazhdon me Bashkimin, rikthehet edhe Makasqi

KB Bashkimi ka marrë lajme të mira nga skuadra së fundmi para fillimit të sezonit të ri.

Skuadra e Bashkimit së fundmi ka njoftuar se 25-vjeçari, Ergin Grosha do të vazdojë të qëndrojë në klub.

Sezonin e kaluar, qendra e njohur e nisi te Bandirma në Turqi për të vazhduar më pas te Bashkimi, ku edhe u shpallë kampion i Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Përveç qëndrimit të Groshës, Bashkimi ka konfirmuar se edhe fantazisti, Gazzali Makasqi është rikthyer në qytetin e tij të lindjes.

18-vjeçari, i cili me Kosovën u shpallë kampion në divizionin C në Kampionatin Evropian, FIBA U-18, ka impresionuar me paraqitjet e tij.

Për disa vite, Gazzi ka luajtur edhe për grupmoshat e reja të Prishtinës./IndeksOnline/

Image may contain: 4 people, people playing sports and basketball court