Gruaja 44 vjeçare përfundon në pranga pas denoncimit të së bijës
Një grua 44-vjeçare është vënë në pranga ditën e djeshmë pasi është dneoncuar nga e bija.
Ajo dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj të bijës së saj 23-vjeçare.
Njoftimi i policisë
Më datë 30.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen J.C, vjeç 23, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se në banesë, nëna, shtetasja L.C, vjeç 44, banuese në Gjirokastër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. /albeu.com/