08:42 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018

U paraqit si studente, prezantuesja shqiptare përzë nga studio këtë vajzë!

Pas lidhjes me “Skype” në emisionin “ Dritare me Rudinën”, ish-zv.ministri i Arsimit , Taulant Muka ka zbuluar se një nga të ftuarat në studio, e prezantuar si studente, punon juriste pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Komentin e Mukës e lexoi, edhe drejtuesja e emisionit, gazetarja Rudina Xhunga, duke sjellë edhe debate në studio deri në largimin e juristes.

“Më ke ardhur për studente, por ti punon në ministri. Ti përfaqëson ministrinë. Unë mendoj që nuk mund të jesh në studio, pa të fyer fare”, i tha Xhunga, teksa i kërkoi largimin nga emisioni.

Më herët juristja e zbuluar nga Muka, si Adelina Laci tha se ka mbaruar dy fakultete, atë të Gjuhë-Letërsisë dhe Drejtësisë.

“Jam shumë e qetë, jam juriste me kontratë, jam futur me studentët që kanë fituar përmes praktikave të punës. Kam mbaruar dy fakultete, Gjuhë-Letërsi dhe Drejtësi. Unë Drejtësinë e kam fakultet të dytë, dhe kam mbaruar me rezultate të shkëlqyera. Nuk më është dashur të hy dy herë për të marrë një provim. Mesatarja ime është 9.8”, tha ajo.

Temat: