11:21 / E Premte, 07 Dhjetor 2018

Vajza nga Prizreni rrah nënën, e bën për spital

Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një femër në Prizren, e cila kishte rrahur nënën.

“Është arrestuar e dyshuara femër  K-Shqiptare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare-nënën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Indeksonline/