14:38 / E Diele, 24 Qershor 2018

Gruaja bën seks me djem të ri, një herë ia ktheu burri dhe tani…

Rrëfimi:

Kam pasur një lidhje të shkurtër me një grua nga puna. Gruaja më la njëherë, por pastaj mu kthye sërish.

Jam 39 vjeçar dhe ka 8 vite që jam në një martesë tejet të vështirë, transmeton Indeksonline. Gruaja ime është 35 vjeçe dhe shoqëria më patën paralajmëruar për të. Do të doja shumë t`ua kisha vënë veshin fjalëve të tyre.

Ajo shumë shpejtë filloi të ketë afera me djem më të ri që i njihte online dhe jeta jonë seksuale u prish fare.

Dikur filloi të m`i merrte edhe kursimet.

Miqtë më thanë të mos e lejoja më të kthehej, por nuk i dëgjova.

Pas 6 muajsh ajo më la sërish me një letër duke më thënë se martesa kishte marrë fund një herë e mirë. Aq shumë më trembi sa e lajmërova edhe në polici, por kur e panë letrën ata më thanë që të mos shqetësohesha, transmeton Indeksonline.

Kështu, në punë dola për të pirë diçka me një kolege, një 41 vjeçare. Atë ditë nuk patëm ndonjë gjë, por natën tjetër po, sepse u takuam sërish dhe ajo dukej kaq seksi. Megjithatë më brente ndjenja që isha i martuar dhe i dhashë fund me të.

Pastaj, gruaja ime më telefonoi dhe më tha se po kthehet në shtëpi. Më tha se më do dhe se gjërat do të ndryshojnë. Gruaja nga puna e kuptoi këtë situatë dhe më tha që të kërkoj divorcin.

Unë nuk pranova dhe ajo e takoi gruan time dhe ia tregoi ngjarjen, transmeton Indeksonline. Gruaja më tha që të largohemi nga vendi, por unë i thash që nuk mundem shkaku i punës.

Tani, ajo luan rolin e viktimës dhe mesa duket unë jam i keqi.

Përgjigja e psikologes:

Jo nuk je! Ajo të tradhtoi, të mori kursimet dhe luajti me ty. Kur do të arrish t`i thuash asaj se i ka tejkaluar kufijtë? Ajo pot ë bën keq dhe nuk do të ndryshojë. Ti meriton më mirë se kaq.

Duhet të ketë një arsyje pse nuk po mundesh t`i japësh lamtumirën asaj, transmeton Indeksonline.

Nëse nuk mund t`i thuash asaj që të largohet, takohuni me një konsullues./Indeksonline/