22:06 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Gruaja e policit Derek Chauvin nuk dëshiron asnjë qindarkë në divorcin e tyre

Gruaja e ‘policit vrasës’ Derek Chauvin ka këmbëngulur në një gjykatë duke thënë që ajo nuk dëshiron asnjë qindarkë nga ish-polici i turpëruar.

Kellie Chauvin, 45 vjeçare, tha se po ndahej nga burri i saj pas dhjetë vjetësh për shkak të ‘prishjes’ së marrëdhënies së tyre.

Ajo gjithashtu zbuloi se çifti u nda zyrtarisht më 28 maj – tre ditë pasi ai u akuzua për vrasjen e George Floyd duke e shtrënguar me gjunjë në qafë gjatë një arrestimi brutal nëntë minutësh.

Megjithë Kellie, ka deklaruar se aktualisht është e papunë, nëna e dy djemve të rritur nga një lidhje tjetër tha se nuk dëshironte para ose asistencë financiare nga Chauvin.

‘I padituri është i aftë të mbështesë veten,’ thuhet në dosje. 

Kellie, e cila erdhi në SH.B.A. si fëmijë refugjatë nga Laos, gjithashtu kërkoi në gjykatë që emri i saj të ndryshohej.

Ata u martuan me 12 qershor 2010 në Washington County, Minesota, në të njëjtën gjykatë ku ajo paraqiti kërkesën e saj për divorc sot.

E neveritur Kellie e mbajti heshtjen e saj për disa ditë ndërsa videot brutale të Chauvin u bënë virale, përpara se të lëshonte një deklaratë të premten duke treguar se ajo mbante anën e viktimës dhe familjen e tij – jo me burrin e saj./Indeksonline/