11:07 / E Hënë, 30 Korrik 2018

Gruaja në Gjakovë rrihet nga burri dhe vjehrri

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar një grua është rrahur nga burri dhe vjehrri i saj.

Viktima femër është dërguar për tretman mjekësor, pasi që e njëjta ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/