09:34 / E Shtunë, 22 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Gruaja sulmon ish-bashkëshortin, gjatë sulmit lëndohet fëmija i tyre

Një grua në Malishevë, dyshohet se ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshortin e saj.

Sipas raportit të Policisë, gjatë sulmit lëndime ka pësuar fëmija i tyre, i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

‘’Është arrestuar e dyshuara f/k, pasi që ka sulmuar fizikisht ish bashkëshortin e saj m/k. Gjatë sulmit lëndime ka pësuar fëmija i tyre i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.’’ Thuhet në raportin e policisë.