75 Mall Live Search
21:03 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Gruaja thyen shtyllën kurrizore në oborrin e spitalit Nr. 5 (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqytet, pranë Spitalit nr.5, ku fatkeqësisht një zonjë është rrëzuar nga shkallët e spitalit dhe ka pësuar dëmtime të rënda.

Një qytetar ka shkruar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Kjo grua ka një orë që është rrëzuar dhe askush nuk vjen ta ndihmojë, po e lënë të vdesë pranë derës së spitalit.

Gruaja rrëshkit nga shkallët, theu shtyllën kurrizore dhe këmbën brenda oborrit të spitalit, 1 orë e shkreta as doktorë dhe as ambulancë.”

Në këto kushte qytetarët nuk kishin si ta ndihmonin zonjën, pasi dëmtimet e saj kanë qenë tejet të rënda dhe duhej ndihmë e specializuar.

Fatkeqësia është që aksidenti ka ndodhur brenda një ambienti spitalor dhe zonja ka vuajtur një orë në tokë pa i ardhur asnjë ndihmë…

Temat: