10:22 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Guardiola e do yllin e Milanit në skuadër

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thuhet se e ka telefonuar Ismael Bennacerin, që ka një klauzolë prej 50- milionë eurosh.

22-vjeçari ishte shpallur lojtari më i mirë i Kupës së Kombeve në Afrikë, derisa ishte transferuar te Rossonerët për 15 milionë euro nga Empoli.

Ai ka shkëlqyer në këtë edicion, e që ka marrë vëmendje të madhe edhe nga Paris Saint-Germaini.

Tani, RMC Sport raporton se Manchester City është duke i prirë garës dhe dëshiron të transferojë atë sa më shpejt.

Bëhet e ditur se Pep Guardiola ka bindur lojtarin që të kalojë te Citizensat, por që ata duhet të punojnë në ndëshkimin e UEFA-s që i ndalon ata për dy vjet mospjesëmarrje në garat evropiane.

Milani kërkon 50 milionë euro nga shitja e lojtarit, pasi aq edhe i ka caktuar klauzolën e largimit. /IndeksOnline/