15:33 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Guardiola i ka “dy fjalë” për formën e Liverpoolit

Liverpool dhe Man City do të përballen këtë fundjavë në luftën për titull të Premierligës

Te kampionët në fuqi është konfirmuar mungesa e portierit Ederson.

Para ndeshjes, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për rivalët, Liverpool.

“Djali im dhe vajza ime gjithmonë thonë se Liverpool është me fat kur ata fitojnë në minutën e fundit. Unë u them atyre që jo. Ajo që Liverpool e ka bërë këtë sezon dhe sezonin e kaluar shumë herë është sepse ata kanë këtë cilësi të pabesueshme për të luftuar deri në fund” – u shpreh spanjolli./Indeksonline/