13:33 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Guardiola kërkon ta provojë edhe Serinë A

Menaxheri i Manchester Citytit, Pep Guardiola ka zbuluar se ai është i hapur për të menaxhuar në Serinë A italiane në të ardhmen.

48-vjeçari po cilësohet nga shumë si menaxheri më i mirë në lojë aktualisht dhe e ka udhëhequr Cityn për tituj të ligës, tashmë dy herë radhazi.

Guardiola tashmë ka punuar në Spanjë me FC Barcelona, ​​në Gjermani me Bayern Munichun dhe tashti në Angli me Cityn dhe me të gjitha ato klube, ai ka fituar titujt e ligës.

Në verë, strategu spanjoll u lidh me një transferim te gjigantët e Serisës A Juventusi, që po kërkonin të mbushnin zbrazëtinë e krijuar me largimin e Massimiliano Allegrit.

Përfundimisht, rezultoi të jetë ish-menaxheri i Chelseas, Maurizio Sarri, i cili u bashkua me klubin me bazë në Torino si kryesues.

Guardiola, ndërsa fliste për Sky Italinë, ka lënë të kuptohej se ai është i hapur për përgjegjësi menaxheriale në Itali pasi kontrata e tij me Cityn të skadojë në verën e vitit 2021.

“Trainimi në Itali? Pse jo,” tha ai. “Ishte një kënaqësi ( të jesh atje) si një lojtar me Brescia, me Mazzone-in e madh (Carlo) (ish-menaxherin e Brescias). Kam kaluar shumë kohë dhe e dua vendin, por tani ndihem mirë në Angli, është një kampionat i shkëlqyeshëm. Por ndoshta po, nuk jam aq i vjetër ”.