23:37 / E Shtunë, 20 Prill 2019

Guardiola: Ky Liverpool, është më i miri në histori

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola pas fitores kundër Tottenhamit ka folur rreth garës dramatike për titullin e kampionit në Premier League. Sipas tij, Liverpooli me skuadrën aktuale është më e mira që ka poseduar ndonjëherë.

“Ne po garojmë me Liverpoolin më të mirë ndonjëherë. Është një nga skuadrat më të mira që kam parë në jetën time” shprehet spanjolli.

Manchester City është rikthyer në krye të tabelës në Premier League me 86 pikë, 1 më tepër se Liverpooli që luan të dielën kundër Cardiffit.

Citizens janë kampionë aktual, ndërsa Liverpooli kërkon titullin kampion pas 29 vitesh. /Indeksonline/