16:43 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Guardiola paralajmëron Liverpoolin: Do ta mbroj titullin e Premierligës

Manchester City fitoi trofeun e parë sezonal pasi në finale të Carabao Cup mposhti Chelsean pas ekzekutimit të penalltive.

Megjithatë, trajneri Pep Guardiola do të marr maksimumin këtë edicion dhe dëshiron me çdo kusht të mbroj titullin e Premierligës.

Në një konferencë për media, trajneri spanjoll ka thënë se skuadra e tij duhet të jetë e uritur për këtë gjë dhe nuk ka asnjë justifikim.

“Unë dua të shoh dëshirën që ne të vërtetë, me të vërtetë duam të fitojmë këtë titull”, tha Guardiola. “Dua ta shoh. Nuk më intereson mënyra se si duam të luajmë apo gjërat e tjera. Unë dua këtë ‘erë’ në dhomën e zhveshjes”.

“Dua ta “nuhas” atë në fillim të lojës, gjatë lojës, me tifozët tanë. Tani, kur përfundon një garë, dua të shoh nëse dëshirojmë me të vërtetë ta fitojmë këtë titull. Dua ta shoh atë në fytyrat e tyre, te lojtarët e mi. Pas lojës, unë do t’ju them nëse kam parë diçka të veçantë apo jo”.

“Ne kemi diferencën e një pike, ka 33 pikë për të luajtur, kështu që është në duart e tyre. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të vendosim në presion, kështu që ata ndjehen se jemi atje dhe ne do të fitojmë, fitojmë dhe fitojmë”.

City mbetet në garë për katërfishin, pasi ka fituar Kupën Carabao, por Guardiola tha se nuk dëshiron të dëgjojë justifikime nga lojtarët e tij.

“Unë nuk dua të shoh justifikime rreth lodhjes, ndeshjeve, orareve apo sa lojëra”, tha Guardiola. “Kjo nuk është asgjë. Kur ju keni mundësinë për të luftuar deri në fund, për të mbajtur titullin, fuqinë dhe energjinë për t’ju dhënë, është më e lartë se çdo justifikim që mund të gjeni”.

“Në dy muajt e fundit, mentaliteti bën dallimin. Njerëzit thonë se mungon ky lojtar apo ai. Nuk ka rëndësi. Kemi një skuadër të thellë dhe ne kemi lojtarë të mjaftueshëm “.

City do të jetë pa mesfushor Fernandinho, si dhe qendërmbrojtësit Aymeric Laporte dhe John Stones, dhe sulmuesin Gabriel Jezus.

“John dhe Gabrieli janë ende jashtë, dhe tani është Laporte dhe Fernandinho,” tha Guardiola. “Nuk e di sa kohë”.

“Javët e ardhshme do të jenë jashtë, por shpresojmë pas pushimit ndërkombëtar të rikthehen”.

“Fernandinho nuk mund të luajë kundër Schalke, ai është pezulluar, kështu që ne do të marrim një rrezik dhe do të shohim pas pushimit ndërkombëtar”. /IndeksOnline/