18:35 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Guardiola planifikon ta liroj Aro Muriqin nga Manchester City

Manchester City është vënë në kërkim të një portieri me eksperience, që të pranojë rolin e zëvendësuesit të Ederson. Sipas mediave angleze, Citizens mendojnë për Asier Riesgo.

Gardiani 35-vjeçar në fund të qershorit do të jetë një futbollist i lirë, pasi i skadon kontrata me Eibar dhe Guardiola ka dhënë miratimin për ta transferuar spanjollin në “Etihad Stadium”.

Kalimi i Riesgo te Citizens do t’i mundësonte të riut Arijanet Muric, të gjente një skuadër ku mund të luajë rregullisht për t’u përmirësuar më shumë.