10:19 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Guardiola: Premierliga po i vret futbollistët

Të dielën e kaluar, Manchester City pranoi një barazim në fushën e Crystal Palace (0-0) pas një seri të tetëmbëdhjetë fitoresh radhazi në Ligën Premier dhe e humbi brazilianin Gabriel Jezusin përmes lëndimit për disa javë .

Pas fitores kundër Ëatford (3-1), dy ditë më vonë, Pep Guardiola doli kundër ritmit të çmendur të kampionatit anglez gjatë sezonit të festave , shkruan indeksonline.

“Ajo që unë kam parë dhe vënë re në javët e fundit është numri i lojtarëve të lënduar. Në këtë shkallë, ne do t’i vrasim ata. Nuk është normale të luhet me 31 dhjetor dhe 2 janar. (…) Në Angli, lojtarët nuk janë të mbrojtur. Është e pamundur të shërohesh nga një ndeshje futbolli në më pak se dyzet e tetë orë. Nuk është basketbolli apo tenisi. Nuk mendoj se do të ndryshojë, sepse është një traditë. Por ju lutem mendoni për lojtarët, mendoni për artistët, ata që na bëjnë këtu”, ka thënë Guardiola. /IndeksOnline/