12:42 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Guardiolës i rikthehet futbollisti më i mirë, mund të luaj kundër Liverpoolit

Pep Guardiola ka marrë një lajm shumë të mirë në mëngjesin e sotëm.

Kevin De Bruyne është rikthyer në trajnim para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Hoffenheim, shkruan indeksonline.

Ai mund të përfshihet në skuadër në ndeshjen e fundjavës kundër Liverpoolit në kuadër të Premierligës.

Belgu pësoi një lëndim në fillim të sezonit dhe u mendua se do të jetë jashtë fushave deri në nëntor por ai u rikthye para kohe me skuadrën. /IndeksOnline/